Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Ilir Ferati viziton punimet për ndërtimin e urës në Lugun e Drinit

2022/11/09 - 4:53

Kryetari i Komunes së Istogut Ilir Ferati bashkë me Kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri gjatë ditës së mërkure vizituan punimet për ndërtimin e “Urës në Lugun e Drinit”, pjesë e Infrastrukturës së rrugës Saradran-Ruhot.

“Po jetësohet një projekt më së i nevojshëm në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe MAPL-në, një lidhje e rëndësishme e infrastrukturës së re që do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve të dy komunave.” u shprehë kryetari Ferati.