Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Rugova ka pritur komandantin e KFOR-it Gjeneralin Erhard Byhler dhe Komandantin e FSK-së Gjeneralin Sylejman Selimi

2010/09/23 - 12:00

Sot pas dite, kryetari i Komunës z. Haki Rugova ka pritur komandantin e KFOR-it Gjeneralin Erhard Byhler dhe Komandantin e FSK-së, Gjeneralin Sylejman Selimi.

Takimi kishte karakter pune dhe me këtë rast kryetari Rugova njoftoj të dy komandantet mbi gjendjen aktuale në komunë.
 
“Komuna e Istogut, në fillimin e vitit 2010, humbi njeriun e çmueshëm, kryetarin e komunës z. Fadil Feratin me ç’rast ne u përballem me një varg sfidash, por megjithatë, në komunë, asnjëherë nuk pati vakum institucional. Bashkëpunimi jonë me KFOR-in është në vazhdimësi i shkëlqyeshëm dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Rugova në fjalën e tij.
 
Gjenerali Byhler, gjendjen e sigurisë e vlerësoj të qetë ndërsa përmendi se ai sot kishte prezantuar një ushtrim fushor të FSK-së dhe ishte ndier i entuziazmuar me performancën e ushtarëve të kësaj trupe. Gjenerali Byhler kishte vizituar edhe lokacionet ku janë kthyer familje të komunitetit serb në Zallç me ç’rast ai ishte çuditur pse kompania që po ndërton shtëpitë e tyre, sot në këtë ditë aq të bukur, nuk po punonte ndërsa ne gjithnjë e më tepër po i ofrohemi dimrit.
 
Komandanti i FSK-së, gjenerali Sylejman Selimi, u shpreh shumë i kënaqur me bashkëpunimin dhe mbështetjen e institucioneve komunale që ndihmojnë mbarëvajtjen e punës së FSK-së.
“Jemi të gatshëm që të ndihmojmë në realizimin e projekteve të ndryshme që komuna konsideron si të nevojshme” i është drejtuar z. Selimi kryetarit Rugova.