Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Rugova priti në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Bashkim Nurboja

2020/05/07 - 10:53

Kryetari  i Komunës Haki Rugova ka pritur sot në takim Zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Bashkim Nurboja.  Temë e takimeve ishte informimi lidhur me lansimin e Skemës së Granteve -Programi i Zhvillimit Rajonal të Balancuar për vitin 2020, që ka për qëllim të kontribuojë në krijimin e kushteve për zhvillimin socio ekonomik rajonal të qëndrueshëm në të gjitha rajonet ekonomike të Kosovës,  ku kryetari Rugova u informua   nga zëvendësministri Nurboja më hollësisht për Skemën në fjalë, njëkohësisht u inkuraju që komuna e Istogut të aplikojnë me projekte konkrete kapitale. Kryetari Rugova falënderoj zëvendësministrin, për vizitën dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe aplikim për projekte.