Republika e Kosoves

Istog

Kuvendi aprovon dy rregullore dhe dy të tjera i shpallë në diskutim publik

2010/10/29 - 12:00

Normal
0

false
false
false

MicrosoftInternetExplorer4

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}

Është mbajtur Mbledhja e 11-të e Kuvendit Komunal të Istogut ku për rend dite kishte shqyrtimin dhe  aprovimin e dy rregulloreve, 1. Rregullorja për Varreza dhe, 2. Rregullorja për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale, miratimin e marrëveshjes për ndarjen e KRM-së “Ambienti” nga regjioni i Pejës , si dhe shpalljen në diskutim publik të Statutit komunal dhe të Rregullores së Punës së Kuvendit.

Paraprakisht,  dy drejtorët, ai i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Bedri Hasanaj dhe Drejtori i Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, z. Qazim Loxha për anëtarët e kuvendit kanë sqaruar ndryshimet e bëra të të dy rregulloreve.  Me disa plotësime të cilat më herët ishin dhënë edhe nga qytetarët në diskutimin publik por edhe rekomandimet e paraqitura nga Komiteti për Politikë dhe Financa, Komiteti për Komuniteti, si dhe propozime për ndryshime të këtyre draft rregulloreve të bëra nga anëtarët e kuvendit si, Fazli Stollaj, Enver Rugova, Muhamet Kabashi, Hysnie Gjoci, Besart Dreshaj dhe të tjerë, që të dy rregulloret me shumicë votash u aprovuan.

 

Kuvendi aprovoj njëzëri edhe Marrëveshjen  për Ndarjen e Ndërmarrjes KRM “Ambienti” nga regjioni i Pejës.

 

Kuvendi ka  shpallur për diskutim publik Statutin Komunal dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.