Republika e Kosoves

Istog

Kuvendi mbajti mbledhjen e 22-të

2019/10/31 - 2:45

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 22-të e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

Shqyrtimi i raportit financiar për 3 mujorin e tretë (korrik-shtator) të vitit fiskal 2019, shpallja në diskutim publik i projekt – rregullores për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për vitin 2020, formimi i grupit punues për hartimin e Planit Vjetor të Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2020, rishqyrtimi i rregullores komunal për transparencë si dhe rishqyrtimi i Vendimit për Planin Zhvillimor Komunal 2019-2027, ishin pika të rendit të ditës së mbledhjes së sotme të kuvendit.

Shqyrtimi i raportit financiar për 3 mujorin e tretë (korrik-shtator) të vitit fiskal 2019 e bëri Osman Sadikaj – Zyrtar Kryesor Financiar i cili i njoftoj anëtaret e asamblesë rreth këtij raporti tre mujor financiar.

 

Këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.