Republika e Kosoves

Istog

Kuvendi mbajti mbledhjen e radhës

2020/07/30 - 1:24

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur sot mbledhja e 29  e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal.

Në mbledhjen e sotme Kuvendi  shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës, Konstatimi i prezencës së anëtareve të Kuvendit, Arsyetimi i mungesave në mbledhje,Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e dytë të vitit fiskal 2020, Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt – Rregullores për Kodin e Etikes për zyrtaret e Komunës së Istogut, Shqyrtimi i raportit të punës për 6 mujorin e NP “Ambienti”, Shqyrtimi i Raportit dhe analiza e vitit shkollor 2019-2020, Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Vendimit të Kryetarit për Ri-Alokimin e mjeteve të kategorisë ekonomike shpenzimeve kapitale (fondi burimor 10)  si dhe pika e fundit Pyetje nga anëtaret e Kuvendit Komunal.