Republika e Kosoves

Istog

Kuvendi miratoj rregulloren për tatimin mbi pronën e paluajtshme dhe planin e punës së kuvendit komunal për vitin 2019

2018/11/30 - 12:57

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 11-të e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë nënkryetari i komunës Agim Ademaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

Shqyrtimi dhe miratimi i projekt rregullores për tatimin mbi pronën e paluajtshme si dhe shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës së kuvendit komunal për vitin 2019, ishin pika të rendit të ditës së mbledhjes së sotme të kuvendit.

 

Rregullorja për tatimin mbi pronën e paluajtshme përcakton normat tatimore për vitin 2019 për të gjitha kategoritë e pronave të paluajtshme me përjashtim të kategorisë pronë publike brenda kufijve të përcaktuar me dispozitat e nenit 9 të Ligjit për Tatimin në Pronën e paluajtshme.

 

Ndërkaq  plani i punës së kuvendit komunal për vitin 2019 ka për qëllim informimin e drejtë  dhe me kohë të te gjitha institucioneve komunale, organeve qendrore, qytetarëve, organizatave joqeveritare dhe çdo grupi të interesit lidhur me punën dhe aktivitetet e kuvendit komunal, komiteteve dhe trupave tjerë ndihmës  të kuvendit që  mundëson realizimin e të drejtës të të gjitha grupeve të interesit të jenë akter serioz në vendimmarrje dhe të kenë ndikim në ngritjen transparencës, përgjegjësisë, cilësisë dhe efikasitetit në punë të të gjitha organeve të komunës.

 

Këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.