Republika e Kosoves

Istog

Kuvendi miraton Buxhetin 2021-2023

2020/09/29 - 2:14

Kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur sot mbledhja e 30-të e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal.

Në mbledhjen e sotme Kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: Konstatimi i prezencës së anëtareve të Kuvendit, Arsyetimi i mungesave në mbledhje, Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara ,Shqyrtimi i raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, dhe njoftimi me Planin e veprimit për mënjanimin e të gjeturave,Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2020-2021, Shqyrtimi i Projekt-Buxhetit të komunës për periudhën 2021-2023, Marrja e vendimit për formimin e komisionit për ndarjen e bursave për vitin shkollor, Rialokimi i shpenzimeve kapitale për vitin 2020 si dhe pika e fundit e rendit të ditës Pyetje nga anëtaret e Kuvendit Komunal.