Republika e Kosoves

Istog

Kuvendi miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2021-2023

2020/06/30 - 1:20

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit  Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 28  e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal.

Në mbledhjen e sotme Kuvendi  shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës,  Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2021-2023, Shpallja në diskutim publik i Projekt – Rregullores për Kodin e Etikes për zyrtaret e Komunës së Istogut, Njoftimi me Raportin e progresit për realizimit e Planit të Veprimit  për mënjanimin e të gjeturave  në raportin e Auditorit të përgjithshëm, Shqyrtimi dhe Miratimi i  propozim Vendimit të Kryetarit të Komunës për Ridestinimin e mjeteve në kuadër të programit buxhetor Zhvillimi Ekonomik, Njoftimi rreth shpërndarjes se pakove emergjente nga buxheti i komunës dhe donatorëve për periudhën e pandemisë Covid 19 si dhe pika e fundit Pyetje nga anëtaret e Kuvendit Komunal.