Republika e Kosoves

Istog

Llukafci i Begut me Shkollë të Re

2019/12/18 - 2:56

Vihet gurthemeli i objektit të ri shkollor Fan. S. Noli në LLukafc të Begut, pjesë e ceremonisë së vënies së gurthemelit ishin nënkryetari i komunës Agim Ademaj, drejtori i Drejtorisë së Arsimit Hajrush Shoshi, mësimdhënës e nxënës të kësaj shkolle, përfaqësues të prindërve, KFOR i si dhe qytetarë të shumtë që kishin ardhur  për të parë nga afër fillimin e punimeve për ndërtimin e shkollës. Ky projekt po realizohet pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëfinancimit mes Komunës së  Istogut dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, projekti në fjalë kap shifrën prej 449 mijë euro .