Republika e Kosoves

Istog

Mbahen dëgjime me qytetarë për Planin Zhvillimor Komunal 2018 – 2026.

2019/02/19 - 2:55

Në kuadër të procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal  të Komunës së Istogut  dhe me qëllim të një proces të mirëfilltë të planifikimit dhe shkëmbim të opinioneve për të mundësuar gjithëpërfshirjen e gjitha  palëve të interesit në programe, projekte dhe strategji të ndryshme të komunës, kuvendi i  Komunës  së Istogut ka organizuar dëgjime  publike  me qytetarë në zonat urbane dhe rurale të komunës ku janë marrë opinionet dhe kërkesat e qytetarëve rreth prioriteteve dhe gjendjes egzistuese. Takimet janë mbajtur në Gurrakoc, Rakosh, Banjë, Saradran, Vrellë si dhe takimi përmbyllës është mbajtur sot në Istog. Në këto dëgjime publike para qytetarëve është prezantuar Plani Zhvillimor ku qytetarëve u është mundësuar qasja dhe adresimi i kërkesave në funksion të analizës së tij dhe kontributit i kërkesave eventuale nga qytetarët gjatë shqyrtimit publik të tij.

Plani zhvillimor i komunës është një dokumente i një rëndësie të veçantë, për të cilin lidhen të gjitha aspektet zhvillimore të komunës.

Ky dokument i paraprin procesit të hartimit të hartave zonale.