Republika e Kosoves

Istog

Mbahet Debati Publik për Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor të Hartës Zonale të Komunës së Istogut

2021/05/11 - 12:08

Është mbajtur debat publik për Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor të Hartës Zonale të Komunës – Istog. Komuna e Istogut ka arritur të përfundojë me sukses, Raportin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM). Për të prezantuar dhe diskutuar për këtë raport sot është mbajtur debat publik në sallën e Kuvendit Komunal. Në hartimin e raportit të VSM-së, kanë kontribuuar shoqëria civile, profesionistët dhe ekspertët e fushave relevante, të cilët edhe sot morën pjesë në përfundimin e procedurave për aprovimin e këtij raporti. Ndryshe, qytetarët e Komunës së Istogut , kanë pasur hapësirë një mujore për të dërguar komente dhe sugjerime në Drejtorinë e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit lidhur me këtë raport.