Republika e Kosoves

Istog

Mbahet Dëgjim me Qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2021-2023

2020/09/28 - 2:27

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Qaush Balaj së bashku me anëtarët e Kuvendit Komunal  është mbajtur sot dëgjim me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2021-2023. Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa Hysni Maxharraj prezantoj draf buxhetin ku  me këtë rast qytetarët prezent janë njoftuar me Draft Buxhetin Komunal për vitet 2021-2023 si dhe me planin e projekteve kapitale për periudhën e lartcekur.

 

Qytetarët e pranishëm shprehen kërkesat e tyre lidhur me investime kryesisht që kishin të bënin  me infrastrukturë.