Republika e Kosoves

Istog

Mbahet dëgjim publik me qytetarë për draft- rregulloren për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2020

2019/11/14 - 2:26

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Qaush Balaj është mbajtur dëgjim publik me qytetarë për draft- rregulloren për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2020.

 Prezantimin e projekt rregulloren komunale për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2020 e bëri Hysni Maxharraj- drejtor i drejtorisë për Buxhet dhe Financa.  Me këtë rregullore përcaktohen normat tatimore për vitin 2020 për kategoritë e pronave të paluajtshme – objektet afariste dhe industriale, me përjashtim të kategorisë pronë publike brenda kufijve të përcaktuar me dispozitat e nenit 9 të Ligjit për Tatimin në Pronën e paluajtshme.

Qytetarët e pranishëm dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre që kishin për këtë rregullore.