Republika e Kosoves

Istog

Mbahet dëgjim publik me qytetarë për Projekt Rregulloren Komunale për Realizimin e të Drejtave të Fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët si dhe plotësim ndryshimin e Rregullores për Ndarjen e Bursave.

2019/03/13 - 2:14

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Qaush Balaj është mbajtur dëgjim publik me qytetarë për Projekt Rregulloren Komunale për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët si dhe plotësim ndryshimin e rregullores për ndarjen e bursave. Prezantimin e Projekt Rregulloren Komunale për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët e bëri Sanije Mavraj, Udhëheqëse e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete ndërsa plotësim ndryshimet e rregullores për ndarjen e Bursave e prezantoj drejtori i drejtorisë për Arsim Hajrush Soshi.

Qytetarët e pranishëm dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre që kishin për rregulloret.