Republika e Kosoves

Istog

Mbahet dëgjim publik me qytetarë për projekt rregulloren komunale për vendosjën dhe hapjen e kutisë së ankesave në institucionet edukativo-arsimore në komunën e Istogut

2019/05/15 - 1:54

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Qausht Balaj është mbajtur dëgjim publik me qytetarë për Projekt Rregulloren Komunale për vendosjën dhe hapjen e kutisë së ankesave në institucionet edukativo-arsimore në komunën e Istogut

Prezantimin e Projekt Rregullores Komunale për vendosjën dhe hapjen e kutisë së ankesave në institucionet edukativo-arsimore në komunën e Istogut e bëri drejtori i drejtorisë për Arsim, Hajrush Shoshi.

Qytetarët e pranishëm dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre që kishin për rregulloren.