2021/03/18 - 12:44
Kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur dëgjim publik me qytetarë për Rregulloren për Përkujdesjen dhe Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe Rregulloren për Mirëmbajtjen, Rregullimin dhe Ruajtjen e Varrezave. Qëllimi i Rregullores për Përkujdesjen dhe Mbrojtjen e Fëmijëve është të përcaktoj rregullat dhe procedurat për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës, në zbatim të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës dhe kompetencave vetanake të Komunës së Istogut ndërsa Rregullorja për Mirëmbajtjen, Rregullimin dhe Ruajtjen e Varrezave ka si qëllim përcaktimin e rregullave, mënyrën e mirëmbajtjes, rregullimit dhe ruajtjen e varrezave në tërë territorin e komunës së Istogut.
Gjatë këtij dëgjimi publik, qytetarët dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre sa i përket këtyre dy rregulloreve.