Republika e Kosoves

Istog

Mbahet mbledhja e 23 të e Kuvendit

2019/11/29 - 2:47

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 23 të e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal. Mbledhja e sotme e Kuvendit filloj me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit që goditi Shqipërinë gjatë kësaj jave.Në mbledhjen e sotme Kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt – Rregullores për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për vitin 2020, Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Vjetor të Punës së Kuvendit Komunal për Vitin 2020, si dhe orari i mbajtjes së takimeve të KK dhe KPF-së, Shqyrtimi dhe miratimi i Draft Plani Komunal për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar 2019 – 2022, Shpallja në Diskutim Publike e Draft – Rregullores për taksa ngarkesa dhe gjoba. Elaborimin e projekt rregullores për tatimin në pronën e paluajtshme e bërë drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Hysni Maxharraj.

Mbledhja e radhës e Kuvendit do të mbahet në muajin Dhjetor