Republika e Kosoves

Istog

Mbahet mbledhja e 24- të  e Kuvendit

2019/12/26 - 4:16

 

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 24-  e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë nënkryetari  i komunës Agim Ademaj , drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

Në mbledhjen e sotme kuvendi  shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Rregullores për taksa ngarkesa dhe gjoba, shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës KKSB, shqyrtimi dhe miratimi i Propozim -Vendimit të Kryetarit të Komunës për zëvendësimin e anëtareve të KKSB-së, shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Vendimeve të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronave të paluajtshme si dhe shqyrtimi dhe miratimi i Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE) 2019-202.

Elaborimin e projekt rregullores për taksa ngarkesa dhe gjoba e bërë drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Hysni Maxharraj.

 

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.