Republika e Kosoves

Istog

Mbahet mbledhja e 25- të  e Kuvendit

2020/01/29 - 2:26

 

 

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 25-  e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari  i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

Në mbledhjen e sotme kuvendi  shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: shqyrtimi i raportit të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2019, raporti i punë së KKSB-së për vitin 2019, shqyrtimi i raportit të punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2019 si dhe shqyrtimi i raportit financiar për tremujorin e katër, tetor-dhjetor 2019.

Elaborimin e raportit financiar për tremujorin e katër, tetor-dhjetor 2019 e bëri Osman Sadikaj-Zyrtar Kryesor Finaciar.

 

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.