Republika e Kosoves

Istog

Mbahet mbledhja e 31-të e Kuvendit

2020/12/04 - 2:15

Kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur sot mbledhja e 31   e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal.

Në mbledhjen e sotme Kuvendi  shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës, Konstatimi i prezencës së anëtareve të Kuvendit,Arsyetimi i mungesave në mbledhje, Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara të datës 29.09.2020, 08.10.2020, 21.10.2020, Shqyrtimi i raportit financiar për 3 mujorin e tretë (korrik-shtator) të vitit fiskal 2020, Formimi i Grupit punues për hartimin e Planit vjetor të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2021, Shpallja në Diskutim Publik e Draft – Rregullores për taksa ngarkesa dhe gjoba, Shpallja në Diskutim Publik  e Draft – Rregullores për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme të komunës, Marrja e Vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm të ngastër kadastrale Nr.01776-2 Zona Kadastrale Istog si dhe pika  e fundit,  Pyetje nga anëtaret e Kuvendit Komunal.