Republika e Kosoves

Istog

Mbahet mbledhja e 34- të e Kuvendit

2021/03/31 - 2:00

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 34-  e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë nënkryetari  i komunës Agim Ademaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.Në mbledhjen e sotme kuvendi  shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: dhënia e betimit të anëtarit të ri të KK, nga radhët e PDK-së, miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e datës 04.03.2021, shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar për vitin fiskal 2020, shqyrtimi i raportit të punës për 6 mujorin e NPL ”Stacioni i Autobusëve”, shqyrtimi i raportit të progresit të Planit Komunal për Veprim të Efiçiencës  të vitit 2020, rishqyrtimi  dhe miratimi i Rregullores Komunale për Taksa Ngarkesa dhe Gjoba, shqyrtimi i raportit të progresit për planin e Veprimit të ZKA (Zyrën Kombëtare të Auditimit) për 2019, shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit 01 Nr. 75/2021 i datës 16.03.2021 për ndërrim destinimin e pronës private bujqësore në ndërtimore, shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit 01 Nr. 76/2021 i datës 16.03.2021 për ndërrim destinimin e pronës private bujqësore në ndërtimore  si dhe marrja e vendimit për formimin e komisionit të aksionarëve për themelimin e ndërmarrjes komunale “Ambienti”.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.