Republika e Kosoves

Istog

Mbahet mbledhja e 36- të e Kuvendit

2021/05/31 - 2:13

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 36-  e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal.

Në mbledhjen e sotme kuvendi  shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit, arsyetimi i mungesave në mbledhje, miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar , njoftimi me Qarkoren Buxhetore 2022/24, shqyrtimi i Raportit të Punës së Kryetarit për vitin 2020, informim me situatën shëndetësore Janar- Maj  dhe rrjedhën me procesin e vaksinimit në Komunën e Istogut, njoftimi me shkresën dhe përgjigjen nga MAPL për Rregulloren për Përcaktimin e Procedurave të Dhënies në Shfrytëzim me më pak se një vit të Pronës së Paluajtshme të Komunës, rishqyrtimi i Rregullores Komunale për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba, marrja e vendimit për shfuqizimin e vendimit Nr. 87/2015  të datës 30.10.2015 për lokacionin e varrezave në fshatin Vrellë, shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për lokacionin e ri të varrezave në fshatin Vrellë si dhe marrja e vendimit për miratimin e propozim-vendimit për plotësim-ndryshimin e Vendimit 01-Nr./2014 të miratuar me datë 27.11.2014 në Kuvendin Komunal –Istog për dhënien në shfrytëzim me negocim pronën e komunës investitorit Halit Avdijaj –pronar i “AGRO PRODUCT – SH.P.K”.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.