Republika e Kosoves

Istog

Mbahet mbledhja e 37- të  e Kuvendit

2021/06/29 - 1:41

 

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 37-  e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal.

Në mbledhjen e sotme kuvendi  shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit, arsyetimi i mungesave në mbledhje, miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2022-2024, shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Rregullores për Mirëmbajtjen, Rregullimin dhe Ruajtjen e Varrezave, rishqyrtimi i Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba, shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit 01 Nr.281/2021 i datës 11.06.2021 për shfuqizimin e vendimit Nr. 23/2018 i miratuar në Kuvend, datë 29.03.2018,​ shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit  01 Nr.283/2021 i datës 11.06.2021 për shfuqizimin e vendimit Nr. 24/2018 i miratuar në Kuvend, datë 29.03.2018,​ shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit 01 Nr.280/2021 i datës 11.06.2021  për shfuqizimin e vendimit Nr. 25/2018 i miratuar në Kuvend, datë 29.03.2018,​ shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit 01 Nr.279/2021 i datës 11.06.2021 për shfuqizimin e vendimit Nr. 26/2018 i miratuar në Kuvend, datë 29.03.2018 si dhe shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit 01 Nr.282/2021 i datës 11.06.2021  për pezullimin e vendimit Nr. 27/2018 i miratuar në Kuvend, datë 29.03.2018,​

Përveç pikës së rendit të ditës shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit 01 Nr.282/2021 i datës 11.06.2021  për pezullimin e vendimit Nr. 27/2018 i miratuar në Kuvend, datë 29.03.2018 e cila u hoq nga rendi i ditës të gjitha  pikat tjera të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.