Republika e Kosoves

Istog

Mbahet mbledhja e 38 e Kuvendit

2021/07/30 - 1:42

Kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 38-  e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal.

Në mbledhjen e sotme Kuvendi  shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit, Arsyetimi i mungesave në mbledhje Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të datës 29.06.2021, Shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e dytë të vitit fiskal 2021, Shqyrtimi i Raportit dhe analiza e vitit shkollor 2020-2021,Shqyrtimi i Raporti për gjashtë mujorin e punës së zyrës së Prokurimit, Rishqyrtimi i Vendimit 001 Nr. 51/2021 e datës 31.05.2021 për lokacionin e ri të varrezave në fshatin Vrellë,Anulimi i Vendimit 001Nr.53/2021 i datës 31.05.2021 për dhënien në shfrytëzim me negocim pronën e komunës “AGRO PRODUCT – SH.P.K”, Anulimi i Vendimit 001Nr.34/2021 i datës 31.03.2021, për ndërrim – destinimin e pronës private bujqësore në ndërtimore,  Transfer dhe Rialokim i mjeteve kapitale si dhe ndërrim i emrit të projektit kapitale,  Pyetje nga anëtarët e Kuvendit. Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtarët prezentë të Kuvendit, përveç pikës së tetë dhe të nëntë të rendit të ditës të cilat u shtyen për mbledhjen tjetër.