Republika e Kosoves

Istog

Mbahet mbledhja e 6- të  e Kuvendit

2022/07/29 - 1:56

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 6-  e rregullt e legjislacionit të VII-të të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë Kryetari  i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

 

Në mbledhjen e sotme kuvendi  shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shqyrtimi dhe debatimi i raportit financiar TM2(Prill-Qershor, Janar-Qershor) 2022,Njoftimi me raportin përfundimtar të Auditimit të pasqyrave financiare vjetore 2021 nga ZKA (Zyra Kombëtare e Auditimit), Shqyrtimi dhe Miratimi i Planit të Veprimit për adresimin e të gjeturave nga Auditimi i PFV 2021,Njoftimi me raportin e punës së Kryetarit të komunës për 6 mujorë e parë të vitit 2022,Njoftimi me raportin e punës së NLP Ambienti për 6 mujorin e parë të vitit 2022,Shpallja në diskutim publik e Projekt – Rregullores për ndarjen e bursave, Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për Destinimi i pronës së komunës për banim Social, Miratimi i marrëveshjes me Drinin e Bardhë për pastrimin sezonal të kanaleve të ujitjes – kullimi i tokave bujqësore, Miratimi i marrëveshjes me ISEE – HSP për Fuqizimin e personave me aftësi të kufizuar si dhe Miratimi i marrëveshjes me UBT për realizimin e projekteve “Smart City” , Strategjia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, Strategjia e Zhvillimi të Integritetit të Turizmit, Studimi i Fizibilitetit për Zonën Ekonomike dhe e –Lejet.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.