Republika e Kosoves

Istog

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2022/06/17 - 3:43

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Enver Rugova , është mbajtur sot mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin Kryetari i Komunës Ilir Farati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.
Pika të rendit të ditës së kësaj mbledhje ishin:
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Komitetit;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB-së) për vitin 2022;
4. Shqyrtimi dhe Miratimi i Propozim Vendimit të Kryetarit të Komunës për Ndryshim – Plotësimin e Vendimit 01Nr.35/2022, i datës 31.03.2022 për themelimin e KKSB, me një anëtar të ri;
5. Formimi i komisionit vlerësuese për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim,
6. Formimin e komisionit për ankesa ndaj dhënies ne shfrytëzim të pronës se paluajtshme të komunës;
7. Njoftimi me raportin vjetor të punës së prokurimit për vitin 2021;
8. Njoftimi me planin e punës së Zyrës së Prokurimit për vitin 2022;
9. Shqyrtimi dhe Miratimi i Draft Kornizës Afatmesme Buxhetore 2023-2025;
10. Shqyrtimi i listës së propozimeve nga dëgjimet publike të mbajtura për KAB 2023-2025,
11. Shqyrtimi dhe Miratimi i listës për projekte të reja kapitale në bashkëfinancim me komunitetin për vitin fiskal 2022.
Të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së ju dërguan Kuvendit për miratim.