Republika e Kosoves

Istog

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2022/09/15 - 4:42

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Enver Rugova, është mbajtur sot mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.

Pika të rendit të ditës së kësaj mbledhje ishin: shqyrtimi dhe miratimi i Projekt Rregullores për ndarjen e bursave, shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së KRM “Ambienti” njësia operative Istog për ngritjen e çmimit të shërbimit të grumbullimit, transportit dhe deponimit të mbeturinave, shqyrtimi dhe miratimi i Draft Buxhetit për vitin 2023-2025, miratimi i Transferit të mjeteve buxhetore të mbetura për bartje nga Kategoria Ekonomike 38-Rezerva në Kategorinë Ekonomike 30-Shpenzime Kapitale në shumë prej-400,000.00€, shqyrtimi dhe miratimi i projektit të ri kapital në bashkëfinancim me komunitetin për projektin “Ndërtimi i rrugëve në lagjen Osmanaj në Prekallë dhe Lagjen Blakaj në Llukavc të Begut“ në vlerë prej 14,000.00 euro pjesa, shqyrtimi dhe miratimi i bartjes së mjeteve buxhetore të mbetura në vlerë prej: 12,987.00 €, nga viti 2019, 2020 nga të hyrat vetanake të pa shpenzuara në vitin 2022 si dhe shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për destinimit të pronave të paluajtshme të komunës për aktivitete sportive.

Pikë shtesë e rendit të ditës ishte edhe ndryshimi i emrit të projektit në Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport nga “Sistemi i Drenazhimit të Fushës së Sportit ” në “ Ndërtimi i Murit Rrethues të Stadiumit – Demush Mavraj”.

Të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së ju dërguan Kuvendit për miratim.