Republika e Kosoves

Istog

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2022/12/19 - 3:12

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Enver Rugova, është mbajtur sot mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.

 

Pika  të rendit të ditës së kësaj mbledhje ishin: Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt – Rregullores për Kategorizimin e Klubeve Sportive, Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt – Rregullores për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me Fshatra, Vendbanime dhe Lagje Urbane në Territorin e Komunës së Istogut, Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt – Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba, Shqyrtimi dhe miratimi i Listës së Veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen të jepen në shfrytëzim gjatë vitit 2023, njoftimi me Planin e Investiv në Infrastrukturën e Ujësjellësit dhe Kanalizimit në Komunën së Istogut, Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave 2023-2027, Shpallja në diskutim publik e Draft – Planit  të Veprimit për Transparencë 2023-2026, Shpallja në diskutim publik e Draft – Strategjia për Komunikim dhe Informim 2023–2026, Shpallja në diskutim publik e Draft – Planit Komunal për Integritet 2023–2026, Shfuqizohen Vendimet 00Nr. 144/2022 i datës 31.10.2022, Vendimi 00Nr.145/2022 i datës  31.10.2022 dhe Vendimi 00Nr.146/2022 i datës 31.10.2022, Shfuqizohet vendimi 00Nr. 153/2022 i datës 31.10.2022 për ndarjen e mjeteve buxhetore për përkrahjen dhe funksionalizimin e Ndërmarrjes Publike ”Stacioni i Autobusëve”.

Të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat u  shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së ju dërguan Kuvendit për miratim.