2021/07/23 - 1:48
Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Qaush Balaj, është mbajtur sot mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, në mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës: konstatimi i prezencës së anëtarëve të Komitetit, miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara, shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e dytë të vitit fiskal 2021, shqyrtimi i Raportit dhe analiza e vitit shkollor 2020-2021, shqyrtimi i raporti për gjashtë mujorin e punës së zyrës së prokurimit, rishqyrtimi i vendimit për lokacionin e ri të varrezave në fshatin Vrellë, anulimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim me negocim pronën e komunës investitorit Halit Avdijaj- Pronar i “AGRO PRODUCT – SH.P.K” anulimi i vendimit 001Nr.34/2021 i datës 31.03.2021, për ndërrim – destinimin e pronës private bujqësore në ndërtimore si dhe transferi dhe rialokimi i mjeteve kapitale dhe ndërrimi i emrit të projektit kapital.
Të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së ju dërguan Kuvendit për miratim.