Republika e Kosoves

Istog

Mbahet mbledhja e KPF-së

2021/09/16 - 1:41

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Qaush Balaj, është mbajtur sot mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, në mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës: Konstatimi i prezencës së anëtareve të Komitetit, Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shqyrtimi i Draft-Buxhetit të komunës për periudhën 2022-2024.  Të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së ju dërguan Kuvendit për miratim.