Republika e Kosoves

Istog

Mbahet mbledhja e KPF-së

2021/03/24 - 2:20

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Qaush Balaj, është mbajtur sot mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, në mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës: Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Komitetit, Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të datës 26.02.2021, Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit financiar për vitin fiskal 2020, Shqyrtimi i Raportit të punës 6 mujor të NK. ”Stacioni i Autobusëve, Raportimi për planet e Efiçiencës për vitin 2020, Rishqyrtimi i Rregullores Komunale për Taksa Ngarkesa dhe Gjoba,Plani i Veprimit për ZKA (Zyrën Kombëtare të Auditimit për 2019, Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit 01 Nr.75/2021 i datës 16.03.2021 për ndërrim destinimin e pronës private bujqësore në ndërtimore, Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit 01 Nr.76/2021 i datës 16.03.2021 për ndërrim destinimin e pronës private bujqësore në ndërtimore. Këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së dhe ju dërguan Kuvendit për miratim.