Republika e Kosoves

Istog

Mbahet mbledhja e KPF-së

2021/05/24 - 1:16

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Qaush Balaj, është mbajtur sot mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, në mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës: konstatimi i prezencës së anëtarëve të Komitetit, miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të datës 23.04.2021, njoftimi me Qarkoren Buxhetore 2022/1, shqyrtimi i Raportit të Punës së Kryetarit për vitin 2020, rishqyrtimi dhe marrja e vendimit për aprovimin e Rregullores Komunale për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba, marrja e vendimit për shfuqizimin e vendimit Nr. 87/2015  të datës 30.10.2015 për lokacionin e varrezave në fshatin Vrellë, shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për lokacionin e ri të varrezave në fshatin Vrellë si dhe  marrja e vendimit për miratimin e propozim-vendimit për plotësim-ndryshimin e vendimit 01-Nr./2014 të miratuar me datë 27.11.2014 në Kuvendin Komunal –Istog për dhënien në shfrytëzim me negocim pronën e komunës investitorit Halit Avdijaj –pronar i “AGRO PRODUCT – SH.P.K”.

Përveç pikës së fundit  të rendit të ditës e cila pritët të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të gjitha pikat tjera të rendit të ditës të cilat u  shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së ju dërguan Kuvendit për miratim.