Republika e Kosoves

Istog

Mbahet mbledhja e KPF-së

2021/05/28 - 2:47

Kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal Qaush Balaj, është mbajtur sot mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, në mbledhje u shqyrtua kjo pikë e rendit të  ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për plotësim-ndryshimin e Vendimit 01-Nr./2014 të miratuar me datë 27.11.2014 në Kuvendin Komunal –Istog për dhënien në shfrytëzim me negocim pronën e komunës investitorit Halit Avdijaj –pronar i “AGRO PRODUCT – SH.P.K”. Kjo pikë e rendit të ditës  u shqyrtua  nga anëtarët e KPF-së  dhe ju dërgua Kuvendit për miratim.