Republika e Kosoves

Istog

Mbahet mbledhja e parë për vitin 2023 e Komitetit për Politikë dhe Financa

2023/01/20 - 3:52

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Enver Rugova, është mbajtur sot mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.

Pika  të rendit të ditës së kësaj mbledhje ishin:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar

Shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e katër, tetor-dhjetor 2022,

Shqyrtimi i raportit të punës së Kuvendit komunal për vitin 2022,

Shqyrtimi i raportit të punës së Kryetarit të komunës për vitin 2022,

Shqyrtimi i raportit të punës së KKSB-së për vitin 2022,

Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Planit të Veprimit për Transparencë 2023-2026

Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Strategjia për Komunikim dhe Informim 2023-2026,

Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Planit Komunal për Integritet 2023-2026,

Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për Destinimin e pronës për varreza në fshatin Zhakovë,

Shpallja në Dëgjim Publik e Projekt Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave në komunën e Istogut,

Të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat u  shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së ju dërguan Kuvendit për miratim.