Republika e Kosoves

Istog

Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

2024/11/20 - 3:03

Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Enver Rugova, është mbajtur sot mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.

Anëtarë e KPF-së shqyrtuan këto pika të rendit të ditës dhe ju dërguan Kuvendit për miratim:

  1. Shqyrtimi dhe Miratimi i Draft Planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2025,
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për Caktimin e Normave Tatimore për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për Vitin 2025,
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për dhënie në shfrytëzim të objektit të shkollës fillore të mesme të ulët SHFMU “Avni Rrustemi” në fshatin Zallq, paralele e ndarë në Kosh për aktivitete të fshatit, me kërkesë të komunitetit.
  4. Plotësim- Ndryshimi i Vendimit për themelimin e Komitetit për Komunitete,
  5. Shqyrtimi dhe Miratimi i Draft Rregullores për Shitjen e mallrave, artikujve dhe shërbimeve të tjera jashtë lokaleve afariste,
  6. Shpallja në Diskutim Publik e Rregullores për Taksa Ngarkesa dhe Gjoba,
  7. Shpallja në Diskutim Publik e Plotësim-Ndryshimit të Rregullores Komunale Nr.2/2022 Për Kategorizimin e Klubeve Sportive,
  8. Shpallja në Diskutim Publik e Draft Rregullores për Procedurat dhe Kriteret e zgjedhjes së Sportistit të Vitit,

Mbledhja e radhes e Kuvendit pritet të mbahet në fund të ketij mauji.