Republika e Kosoves

Istog

Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit

2019/04/30 - 2:10

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj është mbajtur mbledhja e 16  e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal. Në mbledhjen e sotme Kuvendi  shqyrtoi këto pika të rendit të ditës: shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Vendimit të kryetarit të Komunë për shpalljen qytetar nderit, Gjeneral Majorin z. Timothy Orr, agjutant i përgjithshëm i gardës nacionale në IOWA (Ajova), shqyrtimi i raportit financiar për tremujorin e parë (Janar- Mars) të vitin fiskal 2019, shqyrtimi dhe miratimi i destinimit të mjeteve të bartura nga viti 2017 – 2018 në vitin 2019, shqyrtimi dhe miratimi i Draft- Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit të Kryetarit të Komunës për shfuqizimin e rrugës njësit kadastrale Nr. 714/4, 714/6, 714/7,  715/8, në Planin Strategjik Urban të Komunës, shqyrtimi dhe miratimi i rishqyrtimit të rregullores për taksa ngarkesa dhe gjoba, shqyrtimi dhe miratimi i rregullores komunal për ndarjen e bursave,shpallja në diskutim publik e rregullores për hapjen e kutisë së ankesave në institucionet edukativo arsimore në komunën e Istogut, shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit të Kryetarit të Komunës për formimin e komiteteve konsultative: Komiteteve konsultative për Arsim, Komiteteve konsultative për Shëndetësi,Komiteteve konsultative për Shërbime Publike.

Kuvendi me vota  unanime shpalli qytetar nderit të komunës së Istogut , Gjeneral Majorin z. Timothy Orr, Agjutant i përgjithshëm i gardës nacionale në IOWA (Ajova).

Ndërkaq pikën e rendit të ditës ku u shqyrtuar raporti financiar janar-mars 2019 e bëri  Zyrtari Kryesor Financiar Osman Sadikaj, ku shpjegoi sa mjete janë alokuar  nga të  gjitha kategoritë ekonomike dhe sa janë shpenzuar në raport me alokimet.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtarët e pranishëm  përveç  pikës së  6-të që ishe shqyrtimi dhe miratimi i Draft- Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) e cilat u shty  për mbledhjen e ardhshme.