Republika e Kosoves

Istog

Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit

2020/05/22 - 1:09

 

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 27  e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal.

Në mbledhjen e sotme Kuvendi  shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës,  Njoftimi me gjendjen aktuale në Istog gjatë periudhës kohore të Pandemisë të shkaktuar nga Virusi – Covit19, Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit financiar për vitin 2019, Shqyrtimi i Raportit Financiar për tre mujorin e parë të vitit 2020,Marrja e vendimit për Bartjen e mjeteve financiare nga vitet 2018,2019 nga të hyrat vetanake të pa shpenzuara në vitin 2020, Shqyrtimi dhe miratimi i Nismës së Kryetarit të Komunës për bashkëpunimit nderkomunal me komunën e Pejës si dhe pika e fundit  Pyetje nga anëtaret e Kuvendit Komunal.