Republika e Kosoves

Istog

Mbahet Mbledhje e Jashtëzakonshme e Kuvendit

2020/10/08 - 11:58

Kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur sot mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit me pikë të rendit të ditës: Raportimi mbi gjendjen dhe procesin e fillimit të mësimit në shkolla nga Drejtoria e Arsimit.

 

Drejtori i Drejtorisë për Arsim, Hajrush Shoshi paraqiti para anëtarëve të asamblesë një raport të detajuar lidhur me fillimin dhe rrjedhjen e procesit mësimor në komunën e Istogut. Anëtarët e pranishëm të Kuvendit Komunal dhanë vërejtjet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre lidhur me këtë pikë të rendit të ditës.