Republika e Kosoves

Istog

Mbahet pjesa e parë e testit të maturës shtetërore në komunën e Istogut

2018/05/31 - 1:43

Është mbajtur sot pjesa e parë e testit të maturës shtetërore  qw ju  nënshtruan maturantët e dy shkollave të mesme të komunës së Istogut  të gjimnazit “Haxhi Zeka” në Istog dhe të shkollës së mesme teknike  “Mithat Frashëri”në Gurrakoc.

Nga afër mbarëvajtjen e maturës shtetërore e ka ndjekur edhe kryetari i komunës  Haki Rugova ku u uroj këtyre maturantëve suksese.

Sipas vëzhguesve ky proces ka kaluar mirë dhe pa ndonjë problem.