Republika e Kosoves

Istog

Mbështetje me mekanizëm bujqësor nga organizata gjermane “Help”dhe komuna e Istogut

2018/08/28 - 3:43

Në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor” të organizatës Help-Hilfe zur Selbsthilfe i cili është realizuar në bashkëpunim me komunën e Istogut sot është shpërndarë mekanizmi bujqësor, ku përfituesit kanë pranuar pajisjet të cilat i kanë përfituar në kuadër të këtij projektit, ku pjesë e ngjarjes ishte edhe kryetari Haki Rugova si dhe përfaqësuesit e organizatës “Help”Ky mekanizëm bujqësore do të ndikojë në lehtësimin e punimit të tokës bujqësore gjë që do të ndikoj në rritjen e prodhimtarisë dhe uljen e kostos së punimit të tokës nga bujqit. Komuna e Istogut ka potencial të madh në sektorin e bujqësisë pasi ka tokë cilësore, klimë të volitshme dhe burime ujore si dhe kapacitete të mjaftueshme njerëzore për prodhimtari bujqësore. Pjesë e rëndësishme e strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal të komunës së Istogut është bujqësia ku është planifikuar mbështetje e vazhdueshme direkte dhe indirekte e bujqve përmes këshillimeve profesionale dhe mbështetje me subvencione dhe grande.