Republika e Kosoves

Istog

Mbi 1 milion e 500 mijë euro dëme të shkaktuara nga era  në Istogu  

2020/02/11 - 3:25

Erërat e fuqishme që kishin kapluar komunën e Istogut javën e kaluar, la këtë komunë me dëme të mëdha si në bujqësi, infrastrukturë rrugore, ndërtesa publike komunale, objektet shëndetësore si dhe në objekte private. Pas krijimit të komisioneve nga ana e Kryetarit të Komunës Haki Rugova  për vlerësimin e këtyre dëmeve të shkaktuara si pasojë e erës së fortë,  komuna e Istogut ka dal në vlerësime të përafërta që këto dëme shkojnë deri në 1 milion e 500 mijë euro.

Dëmet më të mëdha janë në sektorin e bujqësisë sidomos në sera dhe stalla që kapin vlerën prej 622 mijë euro, dëmet në objektet e arsimi janë 162 mijë euro ku përfshihen shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Istogut. Në ndërtesa publike komunale janë 115,000 euro dëme ,në  infrastrukturë rrugore dëmet janë 40,000 euro si në shenja të emërtimit të rrugëve, shenja të komunikacionit, sistemi i kamerave dhe ndriçimit publik. Në objektet shëndetësore dëmet janë 14,000 euro ku përfshihen QKMF-Istog, QMF-Banjë, QMF-Vrellë, AMF-Kaliqan.

 

Ndërsa deri  me tani në komunë janë lajmëruar mbi  800 persona për dëme në objekteve private, ku konsiderohen mbi gjysmë milioni euro dëme të shkaktuara.

Duke qenë se buxheti i komunës së Istogut është i ulët dhe mundësitë buxhetore janë minimale për kompensimin e këtyre dëmeve, komuna e Istogut pret mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për kompensimin e dëmeve.