Republika e Kosoves

Istog

Mbledhja e 16të e Kuvendit

2019/04/24 - 9:45

Mbledhja e 16-të e rregullt e Legjislacionit të VI-të të Kuvendit të Komunës do të mbahet më: 30.04.2019, e Martë, në Sallën e Kuvendit të Komunës në Istog, kati III, duke filluar me punë në ora 10:00 me këtë rend dite :

  1. Arsyetimi i mungesave në mbledhje,
  2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Vendimit të Kryetarit të Komunë për shpalljen qytetar nderit, Gjeneral Majorin z. Timothy Orr, agjutant i përgjithshëm i gardës nacionale në IOWA (Ajova).
  4. Shqyrtimi i Raportit financiar për tremujorin e parë (Janar- Mars) të vitin fiskal 2019,
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i destinimit të mjeteve të bartura nga viti 2017 – 2018 në vitin 2019,
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft- Planit Zhvillimor Komunal (PZHK),
  7. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit të Kryetarit të Komunës për shfuqizimin e Rrugës njësit kadastrale Nr. 714/4, 714/6, 714/7,  715/8, në Planin Strategjik Urban të Komunës.
  8. Shqyrtimi dhe miratimi i Rishqyrtimit të Rregullores për taksa ngarkesa dhe gjoba.
  9. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Komunal për ndarjen e bursave.
  10. Shpallja në diskutim publik e Rregullores për hapjen e kutisë së ankesave në institucionet edukativo arsimore në komunën e Istogut.
  11. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit të Kryetaret të Komunës për formimin e komiteteve konsultative:
  12. Komiteteve konsultative për Arsim
  13. Komiteteve konsultative për Shëndetësi,
  14. Komiteteve konsultative për Shërbime publike.
  15. Pyetje nga anëtaret e Kuvendit Komunal.

 

KRYESUESI I KUVENDIT

       QAUSH  BALAJ