Republika e Kosoves

Istog

Mbledhja e 38-të e rregullt e Legjislacionit të VI-të të Kuvendit të Komunës.

2021/07/23 - 2:41

Mbledhja do të mbahet më: 30.07.2021, e Premte, në Sallën e Kuvendit të Komunës në Istog, kati III, duke filluar me punë në ora 10:00.

 

                                                R  E  N  D        D  I  T  E:

 

  1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit,
  2. Arsyetimi i mungesave në mbledhje,
  3. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të datës 29.06.2021,
  4. Shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e dytë të vitit fiskal 2021,
  5. Shqyrtimi i Raportit dhe analiza e vitit shkollor 2020-2021,
  6. Shqyrtimi i Raporti për gjashtë mujorin e punës së zyrës së Prokurimit,
  7. Rishqyrtimi i Vendimit 001 Nr. 51/2021 e datës 31.05.2021 për lokacionin e ri të varrezave në fshatin Vrellë,
  8. Anulimi i Vendimit 001Nr.53/2021 i datës 31.05.2021 për dhënien në shfrytëzim me negocim pronën e komunës “AGRO PRODUCT – SH.P.K”,
  9. Anulimi i Vendimit 001Nr.34/2021 i datës 31.03.2021, për ndërrim – destinimin e pronës private bujqësore në ndërtimore.
  10. Transfer dhe Rialokim i mjeteve kapitale si dhe ndërrim i emrit të projektit kapital.
  11. Pyetje nga anëtarët e Kuvendit.