Republika e Kosoves

Istog

Mbledhja e 5-të të rregullt e Legjislacionit të VII-të të Kuvendit të Komunës

2022/06/21 - 10:18

Mbledhja do të mbahet më: 29.06.2022, e Mërkure, në Sallën e Kuvendit të Komunës në Istog, kati III, duke filluar me punë në ora 10:00.

 

                                                R  E  N  D        D  I  T  E:

 

  1. Arsyetimi i mungesave në mbledhje,
  2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB-së) për vitin 2022,
  4. Shqyrtimi dhe Miratimi i Propozim Vendimit të Kryetarit të Komunës për Ndryshim – Plotësimin e Vendimit 01Nr.35/2022, i datës 31.03.2022 për themelimin e KKSB, me një anëtar të ri,
  5. Formimi i komisionit vlerësuese për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës,
  6. Formimin e komisionit për ankesa ndaj dhënies ne shfrytëzim të pronës se paluajtshme të Komunës,
  7. Njoftimi me raportin vjetor të punës së prokurimit për vitin 2021,
  8. Njoftimi me Planin e Punës së zyrës së Prokurimit për vitin 2022,
  9. Shqyrtimi dhe Miratimi i Draft Kornizës Afatmesme Buxhetore 2023-2025,
  10. Shqyrtimi dhe Miratimi i listës për projekte të reja kapitale në bashkëfinancim me komunitetin për vitin fiskal 2022,
  11. Pyetje nga anëtaret e Kuvendit të Komunës.

 

Kryesuesi i Kuvendit

Enver Rugova