Republika e Kosoves

Istog

Mbledhja e 7-të e rregullt e Legjislacionit të VII-të të Kuvendit të Komunës

2022/09/15 - 4:35

Mbledhja do të mbahet më: 26.09.2022, e Hënë, në Sallën e Kuvendit të Komunës në Istog, kati III, duke filluar me punë në ora 10:00.

 

                                                R  E  N  D        D  I  T  E:

 

  1. Arsyetimi i mungesave në mbledhje,
  2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt Rregullores për ndarjen e bursave,
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së KRM “Ambienti” njësia operative Istog, për ngritjen e çmimit të shërbimit të grumbullimit, transportit dhe deponimit të mbeturinave,
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft Buxhetit për vitin 2023-2025.
  6. Miratimi i Transferit të mjeteve buxhetore të mbetura për bartje nga Kategoria Ekonomike 38-Rezerva në Kategorinë Ekonomike,30-Shpenzime Kapitale në shumë prej-400,000.00€.
  7. Shqyrtimi dhe Miratimi i projektit të ri kapital në bashkëfinancim me komunitetin për projektin “Ndërtimi I rrugëve në lagjen Osmanaj në Prekallë dhe Lagjen Blakaj në Llukavc të Begut“ në vlerë prej 14,000.00 euro.
  8. Shqyrtimi dhe miratimi i Bartjes së mjeteve buxhetore të mbetura në vlerë prej: 12,987.00€, nga viti 2019, 2020 nga të hyrat vetanake të pa shpenzuara në vitin 2022,
  9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për destinimin e pronave të paluajtshme të komunës për aktivitete sportive.
  10. Ndërrimi i emrit të projektit “Drenazhimi i fushës së sportit Demush Mavraj” me emrin e ri të projektit “Ndërtimi i Murit Rrethues të Stadiumit Demush Maraj”.

 

Kryesuesi i Kuvendit

z. Enver Rugova