Republika e Kosoves

Istog

Mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2022/06/10 - 10:06

Mbledhja do të mbahet më datë:  17.06.2022 e Premte, në Sallën e takimeve Nr.314, duke filluar me punë në ora 14:00.

Për këtë mbledhje propozoj këtë:

 

R  e  n  d        d  i  t  e

 

  1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Komitetit;
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB-së) për vitin 2022;
  4. Shqyrtimi dhe Miratimi i Propozim Vendimit të Kryetarit të Komunës për Ndryshim – Plotësimin e Vendimit 01Nr.35/2022, i datës 31.03.2022 për themelimin e KKSB, me një anëtar të ri;
  5. Formimi i komisionit vlerësuese për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim,
  6. Formimin e komisionit për ankesa ndaj dhënies ne shfrytëzim të pronës se paluajtshme të komunës;
  7. Njoftimi me raportin vjetor të punës së prokurimit për vitin 2021;
  8. Shqyrtimi dhe Miratimi i Draft Kornizës Afatmesme Buxhetore 2023-2025;
  9. Shqyrtimi i listës së propozimeve nga dëgjimet publike të mbajtura për KAB 2023-2025,
  10. Shqyrtimi dhe Miratimi i listës për projekte të reja kapitale në bashkëfinancim me komunitetin për vitin fiskal 2022.

 

KRYESUESI I KUVENDIT,

Enver Rugova