Republika e Kosoves

Istog

Mbledhja e Kuvendit!

2020/06/23 - 3:33

Mbledhja e 28-të të rregullt e Legjislacionit të VI-të të Kuvendit të Komunës do të mbahet më: 30.06.2020, e Martë, në Sallën e Kuvendit të Komunës në Istog, kati III, duke filluar me punë në ora 10:00 me këtë rend dite :

  1. Konstatimi i prezencës së anëtareve të Kuvendit,
  2. Arsyetimi i mungesave në mbledhje,
  3. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara,
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2021-2023,
  5. Shpallja në diskutim publik i Projekt – Rregullores për Kodin e Etikes për zyrtaret e Komunës së Istogut.
  6. Njoftimi me Raportin e progresit për realizimit e Planit të Veprimit  për mënjanimin e të gjeturave  në raportin e Auditorit të përgjithshëm.
  7. Shqyrtimi dhe Miratim i  propozim Vendimit të Kryetarit të Komunës për Ridestinimin e mjeteve në kuadër të të programit buxhetor zhvillimi Ekonomik,
  8. Njoftimi rreth shpërndarjes se pakove emergjente nga buxheti i komunës dhe donatorëve për periudhën e pandemisë Covid 19,
  9. Pyetje nga anëtaret e Kuvendit Komunal.