Republika e Kosoves

Istog

Mbledhja e Kuvendit !

2021/05/24 - 4:01

 Mbledhja e 36-të e  rregullt e Legjislacionit të VI-të të Kuvendit të Komunës. do të mbahet më: 31.05.2021, e Hëne, në Sallën e Kuvendit të Komunës në Istog, kati III, duke filluar me punë në ora 10:00 me ketë rend dite :                                             

  1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit,
  2. Arsyetimi i mungesave në mbledhje,
  3. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar ,
  4. Njoftimi me Qarkoren Buxhetore 2022/24,
  5. Shqyrtimi i Raportit të punës së Kryetarit për vitin 2020,
  6. Informim me situatën shëndetësore Janar- Maj dhe rrjedhën me procesin e vaksinimit në Komunën e Istogut,
  7. Njoftimi me Shkresën dhe përgjigjen nga MAPL për Rregulloren për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim me më pak se një vit të pronës së paluajtshme të komunës,
  8. Rishqyrtimi i Rregullores komunale për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba,
  9. Marrja e Vendimit për shfuqizimin e Vendimit Nr. 87/2015 të datës 30.10.2015 për lokacionin e varrezave në fshatin Vrellë,
  10. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për lokacionin e ri të varrezave në fshatin Vrellë,
  11. Marrja e Vendimit për miratimin e propozim-vendimit për plotësim-ndryshimin e Vendimit 01-Nr./2014 të miratuar me datë 27.11.2014 në Kuvendin komunal –Istog për dhënien në shfrytëzim me negocim pronën e komunës investitorit Halit Avdijaj –pronar i “AGRO PRODUCT – SH.P.K”.
  12. Pyetje nga anëtarët e Kuvendit Komunal.