Republika e Kosoves

Istog

Mbledhja e Kuvendit

2019/03/25 - 9:42

Mbledhja e 15-të të rregullt e Legjislacionit të VI-të të Kuvendit të Komunës,  do të mbahet më: 29.03.2019, e Premte, në Sallën e Kuvendit të Komunës në Istog, kati III, duke filluar me punë në ora 10:00 me këtë rend dite:

  1. Arsyetimi i mungesave në mbledhje,
  2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit të kryetarit të komunës për nismën e bashkëpunimit  nderkomunale  në fushën e realizimit të projekteve.
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit financiar për vitin fiskal 2018,
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft- Planit Zhvillimor Komunal (PZHK),
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – vendimit për dhënien në shfrytëzim afate shkurtër të pronës Komunale me ankand publik, për njësit kadastrale:
  7. Njësia kadastrale Nr.00586-0
  8. Njësia kadastrale Nr.00587-0
  9. Njësia kadastrale Nr.00393-0
  10. Njësia kadastrale Nr.00400-0
  11. Njësia kadastrale Nr.00982-0.
  12. Shqyrtimi i raportit të punës së 6 mujorit të ndërmarrjes së Stacionit të Autobusëve,
  13. Shqyrtimi dhe miratimi i Plotësim- Ndryshim të Rregullores për ndarjen e bursave, dhe formimi i komisionit për ndarjen e bursave dhe Ankesave.
  14. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt – Rregullores për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët,
  15. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për të shpallur zonën me interesit publik pjesa e njësisë kadastrale me Nr. 01791-1 dhe njësia kadastrale Nr.01792-0
  16. Pyetje nga anëtaret e Kuvendit Komunal.

 

KRYESUESI I KUVENDIT KOMUNAL,

          QAUSH  BALAJ